Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti ka hedhur poshtë deklaratat e bëra paraditen e kësaj të mërkure nga ministrja e Financave, Anila Denaj lidhur me projektin e aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Përmes një deklaratë për mediat, Panariti i bëri thirrje Denajt dhe kryeministrit Edi Rama që të përmbushin detyrimet dhe të mos krijojnë asnjë vonesë për investime në Vlorë, në mënyrë që kreu i shtetit më pas të japë autorizimin.

Panariti theksoi mes të tjerash se marrëveshja e parë e huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

“I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto. Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *