E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasja në Sharrë/ Bardhi: SPAK të zgjohet nga gjumi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion të reagojë për përplasjen e shënuar në Sharrë mes përfaqësuesve demokratë dhe punonjësve të kompanisë private.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Bardhi dënoi ngjarjen dhe akuzoi mazhorancën se po përpiqet të fshehë të vërtetën me këtë sjellje.

 

Reklamë

“Ngjarja e sotme në Sharrë, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorrën punonjësit për të penguar opozitën të tregojë me fakte të vërtetën e vjedhjes së miliona eurove në landfill është dëshmia më e qartë e aferës së tmerrshme korruptive që duan të fshehin. Mafia e plehrave përdori sot punonjësit që janë për bukën e gojës për të fshehur të vërtetën, që në atë vend po vidhen paratë e shqiptarëve. Drejtësia duhet të veprojë pa humbur kohë. SPAK duhet të zgjohet nga gjumi dhe t’i tregojë shqiptarëve se është i pavarur nga qeveria.”

 

Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi nga PD denoncuan sot se u penguan nga punonjës të kompanisë private në Sharrë për të bërë një xhirim për inceneratorin e Tiranës. Sipas tyre, ata janë kërcënuar dhe ndjekur nga pas me makinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë