Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të shtunë, për të kërkuar nga organet ligjzbatuese të hetojnë në mënyrë urgjente ngjarjen e ndodhur në Elbasan.

 

Në këtë komunikim, ai komentoi edhe përplasjen që pati me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, të cilën e akuzon se është e njëanshme. Meta theksoi se angazhimi i tij i vetëm është të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

 

“Kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur të SHBA, i dua SHBA pse na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci dhe jam i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE sa më shpejt, ky ka qenë frymëzimi i jetës time. Kjo gjë do të ndodhë me sesbën. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër, jo! Shqipëria do të shndrisë sepse qytetarët me qytetari do të ikin të votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve. Nuk impresionohet presidenti nga të gjihtë ata lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë,. Kjo është histori e përfunduar. Shqipëria është e shqiptatrëve. Me hir a me pahir, Shqipëria nesër do të jetë model.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *