Vendi
Përplasja me armë në Bushat, Apeli i GJKKO lë në burg Troshanin dhe Sakicën

Apeli i GJKKO ka lënë në burg dy të rinjtë Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të cilët u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës më 22 janar.
Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar 62-vjeçarin Vladimir Bruçi në lagjen Rus më 3 qershor 2024 dhe gjithashtu akuzohen për përplasjen me armë zjarri në gusht 2024 në Rranxë të Bushatit.
Reklamë
Pas vetëdorëzimit në polici, Sakicia dhe Troshani kanë deklaruar se kanë marrë vendimin për të sqaruar situatën dhe kanë pranuar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin, duke iu drejtuar kështu autoriteteve për të sqaruar çështjen.
Ata akuzohen për dhunën që ndodhi për një mosmarrëveshje për vendparkimin, ndërsa hetimet vazhdojnë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




