Përplasja fatale e furgonit me shqiptarë në Kosovë, zbardhen identitetet

Identifikohen nga policia të gjithë shtetasit shqiptarë të përfshirë në një aksident tragjik në afërsi të Suhareke.
Furgoni I pasagjereve I linjës Tiranë-Durrës-Prishtinë, kryesisht me shtetas nga Shqipëria u përplas me një kamion në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.
Dy shtetas me banim në Tiranë mbeten të vdekur.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë të identifikuar si shtetasit: B.T. 32 vjeç nga Kukësi, N.F. 41 vjeç dhe F. Gj. 42 vjeç nga Tropoja dhe B.M. 24 vjeç nga Tirana.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në qendrën klinike univerisitare të Kosovës në Prishtinë.
Shoferi i furgonit të udhëtarëve u ndaluar nga policia e Kosovës deri ne sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.




