E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasja e dy Jet Ski-ve në Velipojë, 19-vjeçari italian ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës 19-vjeçari italian, i cili mbeti i plagosur nga përplasja e dy Jet Ski-ve në Velipojë.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se bëhet fjalë për të riun Nicola Loro.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njofton policia.

Përplasja ndodhi ditën e sotme në plazhin e Velipojës,  në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë.

Reklamë

Shkak dyshohet se u bënë manovrat e gabuara.

Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe 20-vjeçari S.D.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionpus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë