E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasi për vdekje me makinë një këmbësore, policia arreston shoferen e moshuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ndërsa policia thotë se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, një 70 vjeçare.

E moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklamë

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen  E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren  shtetasen  L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë