Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Në pranga ka rënë shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Ditën e djeshme, sipas njoftimit të policisë, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, 52-vjeçari ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor.
Fatkeqësisht i moshuari humbi jetën në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të marra./vizionplus.tv