E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasi për vdekje dy persona, prangoset shoferi i Audi-t

Arrestohet në flagrancë 25 vjecari I cili mbrëmjen e kaluar aksidentoi për vdekje një person që ishte pasagjer në një motorciklete që lëvizte ne një fshat të Elbasanit.

A.Sh., 25 vjeç,  banues në fshatin Jagodin, u prangos pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  në fshatin Shirgjan, është përplasur me motoçikletën,  dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç,  dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan,  Elbasan.

Ndërkohë rrugorët e Elbasanit arrestuan edhe dy persona të tjerë, konkretisht J.T., 28 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore,  duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

 

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë