E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasi me makinë vajzën e re teksa lëvizte me biçikletë, shoqërohet në komisariat 63-vjeçari

Një 63-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” ai ka përplasur një vajzë 19-vjeçe e cila ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 09:30.

Reklamë

Vajza e re është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe. 

Reklamë

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë