Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës.Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”.

Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij,tip Fiat Punto,me targa AA 667 LK,ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe biçikletisti ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga prapa.

 

Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë.Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë,në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij,ndëkohë që në morg nuk ka mbërritur ende asnjë familjar i viktimës.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor,të cilët kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Sipas policisë,shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *