E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen dy makina, plagosen 5 persona në Sarandë

Pesë persona janë plagosur pasditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Sarandë.

 

Aksidenti ndodhi, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë dhe përfshiu një Mercedes Benz dhe një Land Rover.

 

Reklamë

Nga përplasja e fortë njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga duke u hedhur nga 3 metra lartësi.

 

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë