E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen dy makina në Pogradec/ Katër persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të dites së sotme në Pogradec.

 

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Pogradecit. Sipas policisë rrugore të dy mjetet po leviznin nga Qafa Thana në drejtim të Pogradecit dhe në një kthesë me pamje të kufizuar një mjet tip Mercedes Benz ka goditur në pjesën e pasme makinën tip Golf4.

 

Reklamë

Nga goditja mësohet se katër persona janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit ku dhe po marrin ndihmen mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja njërit prej tyre paraqitet e rëndë.

 

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Mesohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuar e Benzit si dhe lagështira në rrugë pasi një pjesë e juglindjes është përfshirë nga rreshje shiu.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë