E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen dy makina në Finiq, plagosen pesë persona

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e pesë personave është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në vendin “Ura e Gajdarit” në Finiq.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:25 ku dy automjete tip Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D. janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Reklamë

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë