E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasen dy avionë në SHBA/ Dy viktima gjatë një shfaqje ajrore

Ky është momenti   kur  dy 2 avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar gjatë një shfaqje ajrore në Teksas, duke shkaktuar 2 viktima.

 

Avionët   po merrnin pjesë në një aktivitet përkujtimor pranë Dallasit. Pamjet tregojnë se të dy avionët u përplasen me njëri-tjetrin në një lartësi të ulët, ndërkohë njëri prej tyre u nda në gjysmë dhe u përfshi nga flakët.

 

Reklamë

Shoqata e Pilotëve bëri të ditur se dy nga ish-anëtarët e saj Terry Barker dhe Len Root,  ishin në mesin e njerëzve që humbën jetën nga përplasja.

 

Ndërkohë 4000 deri në 6000 persona ishin mbledhur  për të parë shfaqjen ajrore, e cila përfundoi në tragjedi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë