E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin në Maqedoni

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera online për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë, si ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg, tha se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Në referendum, qytetarëve do t’iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i marrëveshjes do t’i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Reklamë

“Ka përpjekje të bashkërenduara për të penguar të drejtat demokratike të maqedonasve dhe për të delegjitimizuar votën e referendumit”, tha përmes një deklarate Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve.

“Maqedonasit duhet të vendosin vetë se çfarë të ardhmeje duan për vendin e tyre”, tha Komisioni, duke shtuar se nuk është ende në gjendje për të gjetur origjinën e fushatës për ndërhyrje në referendum./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë