Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama akuzon qeverinë se po synon kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij, në vend që të punonte për plotësimin e kushteve për BE-në.

 

Përmes një deklarate për mediat, Rama shprehet se një nga skenarët për realizimin e grushtit të shtetit është përpjekja kriminale përmes vjedhjes së kompetencave të Presidentit.

 

“Ndërkohë që qeveria duhet të punonte për plotësimin e kushteve për BE, po bën të kundërtën. Po bën atë që ka bërë gjatë kësaj periudhe qeverisje, me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij. Përpjekje kriminale përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit, është një prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit. Le ta kuptojnë dhe ata pseudo-jurist se duke menduar se duke u hequr si budallenj, mund të amnistohen publikisht. Grusht shteti nuk do të thotë që të dalin tanket në rrugë që i kundërvihen qeverisë.”

 

Sipas Luan Ramës, grusht shteti nuk quhet vetëm atëherë kur tanket pushtojnë rrugët, por edhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e në pushteti tjetër.

 

“Grusht shteti është kur dhe me ligj vidhen kompetencat e një pushteti tjetër, siç po ndodh në Shqipëri. Dokumentet e publikuara nga presidenti tregojnë qartë këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *