Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me armë të...

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet me SHBA...

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja mbështet fuqimisht...

Askush si ai! Ramadani është lojtari me më shumë...

Përpjekje në fronte të ndryshme diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

15 Mars 15:59

Beteja për fatin e Ukrainës po zhvillohet në disa fronte.

 

Zyrtarët amerikanë po udhëtojnë drejt vendeve të ndryshme të botës, për takime me civilët që janë prekur nga terrori, por gjithashtu po takohen qoftë fizikisht ose virtualisht me zyrtarë të vendeve tjera që mund të ndikojnë në dhënien fund të konfliktit.

 

Ndërsa trupat ruse vazhdojnë terrorin mbi Ukrainën, në këtë hotel të panjohur në Itali, vazhdojnë përpjekjet diplomatike për fatin e vendit. Të hënën, Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua për shtatë orë në Romë me diplomatin më të lartë kinez, drejtorin e Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme, Yan Jiechi.

 

Zyrtarët e administratës e përshkruan atë si një takim të tensionuar, gjatë të cilit Uashingtoni i kujtoi privatisht Pekinit se do të kishte pasoja nëse do të shkelte sanksionet kundër makinerisë ruse të luftës.

 

“Ajo që është përcjellë nga këshilltari ynë për sigurinë kombëtare në këtë takim, është se nëse Pekini ofron ndihmë ushtarake, ndihma të tjera që shkelin sanksionet, ose mbështet përpjekjet e luftës, do të përballet me pasoja të mëdha. Për të vendosur rreth masat, ne do të koordinohemi me partnerët dhe aleatët tanë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

 

Pas tre javë luftimesh, rreth 3 milionë ukranias janë larguar nga vendi. Shumica janë gra dhe fëmijë, pasi burrave të aftë për punë u ndalohen të largohen. Vullnetarët civilë, nën komandën e presidentit Volodymyr Zelenskyy, përbëjnë pjesën më të madhe të rezistencës kundër ushtrisë profesionale ruse.

 

Uashingtoni thotë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e zotit Zelenskyy për të krijuar një zonë të ndaluar për fluturime, dhe ka refuzuar propozimin e Polonisë që avionët e saj MIG t’i dërgojë në një bazë amerikane në Gjermani dhe prej andej t’ia japë Ukrainës.

 

Të shtunën, Presidenti Joe Biden autorizoi rreth 200 milionë dollarë ndihma për përgatitje ushtarake dhe stërvitje për trupat ukrainase. Gjatë fundjavës, katër senatorë amerikanë vizituan Poloninë, vendin me numrin më të madh të refugjatëve.

 

“Ajo që pashë në kufi tregon nevojën që Shtetet e Bashkuara të veprojnë menjëherë. Jo nesër, jo vitin e ardhshëm. por tani. Në këtë moment ka një urgjencë që kërkon vëmendjen e botës dhe popullit amerikan”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal.

 

Senatorja Amy Klobuchar i tha Zërin të Amerikës se Shtetet e Bashkuara ende kanë mundësi ta ndihmojnë Ukrainën.

 

 

“Nuk do t’i japim presidentit Putin një udhërrëfyes se si mund të bëhet kjo. Ka shumë mënyra si për shembull më shumë dronë, ose armë. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë dhe duhet të bëjmë më shumë”, tha ajo.

 

Senatori Rob Portman tha se edhe Kina duhet të luajë rolin e saj.

 

“Kina duhet të tregohet e kujdesshme, sepse Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë, që nëpërmjet tregut, të dëmtojnë ekonominë kineze. Ata varen nga ne, dhe ne jemi të ndërvarur nga ta në një farë mënyre”, tha ai.

 

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, tha të hënën se Kina ka luajtur një rol konstruktiv në mbështeje të bisedimeve të paqes në Ukrainë dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për pretendime të rreme.

 

Ai as nuk pohoi dhe as nuk mohoi pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Kina planifikon të mbështesë Rusinë në të ardhmen. Të hënën, delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan virtualisht në raundin e katërt të bisedimeve për paqe. Zoti Zelensky thotë se po përpiqet për një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Edhe vendet e largëta po angazhohen. Zëri i Amerikës pyeti zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë nëse administrata po shqyrton ofertën e Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për të ndërmjetësuar midis dy palëve.

 

“Ka pasur shumë udhëheqës botërorë që janë takuar me rusët dhe ukrainasit përmes kanaleve diplomatike, në përpjekje për të arritur një zgjidhje. Ne kemi qenë të angazhuar drejtpërdrejtë nga fillimi deri në fund të bisedimeve dhe kemi inkurajuar palët që të angazhohen edhe me ukrainasit, jo vetëm me rusët”, thotë zonja Psaki.

 

Presidenti Zelenskyy ka refuzuar të largohet nga vendi i tij. Por ai ka hapur një front të ri virtual përmes një sërë video mesazheve të publikuara për civilët dhe ligjvënësit në mbarë botën. Të mërkurën, ai do të flasë në një seancë të përbashkët me dyer të mbyllura të Kongresit të Shteteve të Bashkuara./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Konflikt Perpjekje ukriane

Nga e njëjta kategori

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus

më shumë...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

më shumë...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

më shumë...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:06

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

7:51

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

7:04

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet...

6:42

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti...

6:39

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me...

6:25

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet...

6:05

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë...

5:54

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja...

5:44

Askush si ai! Ramadani është lojtari me...

5:29

Putin do vizitojë Kazakistanin, marrëveshje në sektorët...

5:14

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:03

Skandali para shkarkimeve te Milani, Alegri dhe...

4:53

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi...

4:38

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton...

4:09

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

3:54

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.