E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përndoqi dhe kanosi ish-të dashurën, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga në Turanë, pasi pëndoqi dhe kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë