E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përndiqte nxënëset e shkollës 9-vjeçare dhe iu dërgonte video të papërshtatshme, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Elson Zaganjori, në Shkodër është vënë në pranga, pasi përndiqte vajza të mitura në një shkollë 9-vjeçare. Policia njofton se 35-vjeçari për një periudhë tremujore kishte përndjekur 4 vajza të mitura, ndërsa iu niste video të papërshtatshme në rrjete sociale.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftim.

 

I arrestuari do të hetohet për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë