E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përndiqte dhe dhunonte një 30-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili dyshohet se për një periudhë dy mujore ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 30-vjeçare.

Pas kallëzimit të bërë nga e reja, shërbimet e policisë organizuan menjëherë punën dhe si rezultat arrestuan 38-vjeçarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Reklamë

Ky shtetas, për një periudhë  2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregtar në të cilën ajo punonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë