Subscribe

Situata e krijuar nga përmbytjet po normalizohet. Në pjesën më të madhe të vendit ujërat janë tërhequr dhe në të tokë kanë mbetur vetëm inertet. Zona e Shijakut, Sukthit dhe Katundit të Ri vazhdon të jetë problematike. Nuk ka energji elektrike dhe as ujë të pijshëm, ndërsa orenditë e shtëpive të përmbytura kanë dalë tërësisht jashtë përdorimit. Shtabi i Emergjencës ka nisur punën bashkë me grupet përkatëse të ngritura nga bashkitë e Shijakut dhe Durrësit për evidentimin e dëmeve. Rreth 80 familje në Tale 2 të Lezhës kanë ende prezencë uji në oborret e banesave. Shkak është bërë bllokimi i një turbine uji që lidhej më hidrovorin e Tales dhe argjinatura e ulet e kanalit të kullimit. Banoret tregojnë janë prej tre ditësh të përmbytur dhe askush nuk iu ka ardhur ne ndihme. Edhe pse inxhiniere pranë bordit të kullimit kanë ndërhyrë për zhbllokimin e turbinës, kjo nuk është një zgjidhje definitive për zonën, pasi pritet te ketë serish reshje intensive. Në Çermë të Lushnjes, ujërat janë tërhequr, përveç grykëderdhjes të lumit Shkumbin, ku argjinatura fundore vazhdon të jetë e pambyllur. Rreth 120 banesa janë dëmtuar dhe të gjitha familjet që ishin në rrezik janë evakuuar. Ndërkohë ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë, kanë nisur punën për vlerësimin e dëmeve ne 2300 hektarë tokë bujqësore të përmbytur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *