E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Video · Politikë

Përmeti akuza Bashës: Në 2017 mori dikë nga rruga dhe e futi në listë

Deputet i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se në vitin 2017 refuzoi të vendoste kandidat kryetarin e FRPD-së, i cili ishte votuar masivisht nga grupi i punës.

Në “Quo Vadis”, ai deklaroi se Basha vendosi kandidat një person që nuk ishte angazhuar asnjë ditë me PD-në.

“Lidershipi i çdo partie të madhe ka refuzuar të bëjë një sistem ku çdo kandidat të votohet në një listë të hapur. Vetëm kjo do tregonte nëse e bëjnë mirë punën apo jo. Rasti i 2017, etaloni matës i votës në PD që është pjesa e forumit rinor nxori një kryetar. Kreu i PD-së së asaj kohe jo vetëmn që refuzoi të fuste kandidat kryetarin e forumit, i cili ishte votuar dhe kishte marrë një masë vote nga grupi i puëns, por futi atë personin të marrë nga rruga, i cili nuk fitoi dot. Atë që nuk ishte asnjë ditë në PD, por kishte një baba apo një emër publik.”

Më shumë video

Reklamë