E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përmendet Preng Gjini, operacion në organet e brendshme, në sy dhe në dorë

Gjendja shëndetësore e Preng Gjinit nuk është më aq e rëndë. Mjekët e spitalit të Traumës shprehen optimist se 50-vjeçari do ta kalojë këtë situatë pa asnjë pasojë të parikuperueshme.

 

Burime brenda Traumës thanë se Gjini është përmendur që në minutat e para, pas ndërhyrjes së mbrëmshme. Ai ju nënshtruar një ndërhyrjeje në organet e brendshme dhe i është hequr një pjesë e zorrëve. Preng Gjini ka dëmtim edhe në syrin e djathtë dhe në dorë.

 

Reklamë

Për këtë arsye, ai do të kryejë edhe dy operacione të tjera. Drejtori i spitalit të Traumës, Arben Zenelaj tha më herët për “Vizion Plus” se rreziku për jetën për Gjinin nuk ka kaluar. Sipas tij, ai ka politrauma, dëmtime në bark, duar dhe fytyrë.

 

Preng Gjini ishte shënjestër e një atentati të ndodhur mbrëmjen e të martës, që tronditi Tiranën.

 

Më shumë video

Reklamë