Subscribe

Të përmbyturit e fshatrave Ferras dhe Darezeze në Fier morën ndihmat e para. 300 pako me batanije dhe ushqime u janë ndarë banorëve të dëmtuar.

 

Drejtori i rezervave te shtetit për jugun, Jorgo Mukaj tha se ndihmat kanë ardhur në bazë të kërkesës së pushtetit vendor.

 

Në qarkun e Fierit deri tani janë evidentuar 403 banesa të dëmtuara, si dhe mbi 5800 hektarë tokë nën ujë, në Fier, Lushnje, Mallakastër, Divjake dhe Roskovec.

 

Këto janë dy banesa në Gjirokastër, të cilat janë në rrezik shembjeje.

 

Shirat e fundit kanë krijuar çarjet e para në këto shtëpi.

 

Drejtori i Shërbimit Gjeologjik Gjirokastër, Çano Nora thotë se zona është problematike dhe se ndërtimet e reja duhen bërë me studime gjeologjike.

 

Përmbytjet e ndodhura fundjavën e kaluar kanë bërë që 16 banesa ne disa zona te ndryshme te qytetit, te rrezikohen seriozisht nga shembja. Zonat më problematike janë ato ku banesat janë ndërtuar shumë pranë përrenjve, prurjet e shumta të të cilëve janë të pakontrollueshme.

 

Reshjet e fundit dëmtuan shumë urën e Zemblakut duke e nxjerrë jashtë funksionit për të gjitha mjetet.

 

Ura ndodhet ne aksin rrugor Zemblak-Dogana e Goreces se Vogël, rruge kjo qe përdoret nga 10 mijë banorë të Bashkisë Pustec dhe fshatra te njësisë administrative Pojan.

 

Në kushte të tilla është parë si alternative lëvizje, rruga nga Pojani.

 

Vendosja e blloqeve ka sjelle vështirësi qarkullimi edhe per mjete të tjera përfshi edhe veturat dhe furgonat e udhëtareve.

 

Prefekti i qarkut Dhori Spirollari thotë se zgjidhja pritet nga forcat e armatosura me vendosjen e një ure me kapacitet mbajtjes prej 45 ton.

 

Probleme me urat ka edhe ne zona te tjera të Qarkut të Korçës, në veçanti në Bashkinë e Kolonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *