Monika Kryemadhi ka shkuar mëngjesin e kësaj të diele në Sauk, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, me të cilët ka folur për problematikat me të cilat përballen.

 

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së është ndalur edhe tek situata në vend si pasojë e përmbytjeve, ku bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

 

Sa i përket përhapjes së koronavirusit, ajo tha se familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shërbimeve shëndetësore qe sipas janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.

 

“Ne e lamë që të diskutonim sot, pasi edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti. Ajo që ne shikojmë çdo ditë e më shumë është se një nga problemet më të mëdha qe kemi është mungesa e prezencës së shtetit. Njerëzit janë prezentë në problemet e tyre, por shteti është prezent vetëm për t’i përdorur, për të bërë propagandën apo dhe për t’i kërcënuar ata që nuk janë dakord me ta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *