Subscribe

Pas tri përmbytjeve të pazarit të vjetër të Korcës, bashkia duket se po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

 

Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, intensiteti i lartë i reshjeve dhe mosfunksionimi si duhet i kanalizimit kryesor të sistemit të qarkullimit të ujrave të bardha dhe të zeza, në periferi të pazarit, ka sjellë të gjitha këto përmbytje.

 

Ndaj edhe për këtë Tona bën me dije se ndërmarrja e shërbimeve publike dhe UKKO, pasi kanë evidentuar situatën kanë dalë në përfundimin se dy janë problemet që kanë sjellë përmbytje sistematike. Së pari mosfunksionimi i kanalit të Gjancit që pret ujrat e larta nga Morava dhe së dyti mosfunksionimi siduhet kanalizimeve në brendësi të pazarit të vjetër.

 

Pazari i Korcës, ansambël kulturor i kategorisë së parë ka në përbërje 140 dyqane si dhe pesë hane. Pazar ky nga më të vizituarit në qytetin më të madh në juglindje të vendit. Vetëm vitin e fundit nga qeveria shqiptare dhe fondi Amerikan i zhvillimit për kthimin në identitet është bërë një investim prej 5 milion dollarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *