E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytje vdekjeprurëse në Indi, 164 persona humbin jetën

people walk in a water logged street in residential area flooded following heavy rains in Chennai India , Wednesday, Dec.02.2105 . Incessant rains that lashed the city and flooded several parts of Chennai.(AP Photo)

Përmbytjet si pasojë e shirave të dendur në Indi shkaktuan 164 viktima. Bilanci mund të rëndohet me tej pasi qindra fshatra janë të mbuluar nga uji.

 

Reklamë

Përmbytjet vdekjeprurëse kanë ndodhur në shtetin jugor të indisë, kerala. Ekipet e shpëtimit të ndihmuar nga helikopterë dhe anije, kanë evakuar më shumë se 150 mijë persona të bllokuar në banesat e tyre.

 

Shirat e dendur të kësaj jave, kanë shkaktuar përmbyje masive, rrëshqitje dheu dhe shembjen e shumë urave dhe shtëpive.

 

Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka kërkuar rritjen e operacioneve të shpëtimit dhe të ndihmave në të gjithë shtetin.

 

Ndërkohë autoritete kanë hapur portat e 34 rezervuarëve për shkak se uji arriti në nivele të rrezikshme.  Deri më tani qindra fshatra janë përmbytur, ndërsa mijëra shtëpi janë bërë të pabanueshme.

 

Çdo vit, qindra njerëz humbin jetën si pasojë e shirave të dendur që përfshijnë indinë çdo vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë