E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmbytje të mëdha në Kroaci e Bosnjë, stuhi dëbore në Spanjë

DOBOJ, BOSNIA AND HERZEGOVINA - MAY 16: The aerial view of many homes and lands submerged due to overflow of rivers is seen in Doboj, northern city of Bosnia and Herzegovina on May 16, 2014. (Photo by Kemal Zorlak/Anadolu Agency/Getty Images)

Disa vende të Europës vijojnë të përballen me pasojat e motit të keq.

Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të reshjeve të dendura që rrezikojnë përmbytjen e shume zonave.

Në Dalmaci, Likë, Gorski Kotar dhe në disa vende të tjera niveli i reshjeve ka arritur deri në 80 mm. Shumë njerëz janë evakuuar, disa rrugë kryesore janë paralizuar dhe gjithashtu ka patur probleme edhe me furnizimin e energji elektrike.

 

Reklamë

Në Bosnje Hercegovinë, afër kufirit me Kroacinë, stuhia e fortë ka shkatërruar një kamp refugjatësh në të cilin gjendeshin rreth 2,000 persona. Në kamp nuk ka as energji elektrike dhe as ujë.

 

Ndërsa veriu i Spanjës është goditur nga stuhi të forta dëbore, me një shpejtësi ere deri 120 km/orë, që ka paralizuar qarkullimin në rajonet e Galithias dhe Asturias.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë