Subscribe

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fuqishme, ka ndikuar dhe në vonesën e trageteve që udhëtojnë përmes portit të Durrësit.

Në det të hapur forca ka arritur deri në 7 ballë bëjnë me dije nga porti i Durrësit.

 

Dy tragetet nga Bari janë nisur me vonesë dhe sipas të dhënave nga Kapitaneria, mbërrijnë në orën 14:00 në portin e Durrësit. Kapitaneria e portit ka pezulluar lundrimet për anijet e vogla te peshkimit, ndërsa anijet tregtare nuk janë pezulluar.

 

Një anije me kontejnerë u nis mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa një anije me karburant po hyn në portin e karburanteve ne Porto Romano.

 

Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në mëngjes në akset kryesore të qytetit, sic eshte aksi pergjate shetitores Taulantia deri tek Brryli, rrethrrotullimitek stacioni i trenit, rruga Dalip Peza dhe rruga Jahja Ballhysa prane repartit zjarrfikes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *