Të paktën 21 persona humbën jetën dhe rreth 62 mijë të tjerë janë evakuuar, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në kryeqytetin e Indonezisë, Jakarta.

 

Sipas mediave vendase kjo është sasia më e lartë e shiut të rënë që prej vitit 1996 duke sjellë përmbytje dhe pasoja shumë të rënda.

 

Gjithashtu bëhet me dije se reshjet e dendura do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

 

Ndërkohë Agjencia e Gjeofizikës tha se intensiteti i shiut ishte për shkak të disa faktorëve, përfshirë sezonin e monsoon, si dhe një sasi të lartë avulli uji në ajër që prekin formacionet e reve mbi ishullin Java.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *