Subscribe

Kjo e mërkurë e gjeti vendin të mbërthyer nga mot i keq i karakterizuar nga shiu i dendur dhe era e fortë.

 

Reshjet që nisën që në orët e para të mëngjesit paralizuan levizjen e qytetarëve,  si pasojë e permbytjes së shumë rrugëve.

 

Në kryeqytet  akset kryesore u bllokuan për shkak të radhës kilometrike të automjeteve , ndërsa në rrugë vëshoi uji

 

Edhe në Durrës mjaftuan pak caste që shiu i dendur  të përmbyste menjëherë disa nga rrugët e qytetit.

 

 

Uji cërshoi mbi trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

 

Në Fier, prania e ujit ka krijuar veshtiresi si per kalimin e qytetareve por edhe te makinave

 

Më shumë se 40 min reshje shiu me intesitet të lartë ka shkaktuar përmbytje në disa zpna dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

 

Lagja Pavarsia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë janë nën ujë për shkak të reshjev të dendura të shiut i cili vijon të bjeë duke krijuar probleme në qarkullim sipas sinoptikaneve moti me shi pritet të vijojë edhe për disa ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *