E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, tetë të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën 8 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave.

Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Reklamë

Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën, ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.

Reklamë

Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.

Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë