E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

Shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e 50 ha toke bujqësore në fushën e Maliqit.

Kjo ka ardhur edhe për shkak të fryrjes se lumit Dunavec duke paraqitur me tepër rrezik në pjesën ku bashkohet me lumin Devoll.

Tokat e përmbytura janë pjesë e ish-kënetës së Maliqit ndërsa prej ditës së djeshme punonjësit e bord kullimit po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj situate.

Në një prononcim për mediat ditën e djeshme kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu u shpreh se fryrje e tillë e lumit Dunavec nuk ishte parë prej 20 vitesh.

Probleme ka patur edhe në rrugën nacionale Maliq – Gramsh, ku në fshatin Lozhan ka patur një bllokim prej disa orësh për shkak të inerteve në rrugë ndërsa këtë mëngjes është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë