E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përmbysja e kamionit nga Vetëvendosje

Nje dite pas aksionit te Vetëvendosjes, qe përmbysi nje kamion me produkte serbe, ne shenje kundërshtimi ndaj ndalimit te transportit te librave shqip për fëmijët shqiptare ne Luginën e Preshevës, reagoi qeveria e Kosovës. Ne nje deklarate te saj ajo e konsideron te papranueshëm çdo veprim te dhunshëm e joligjor mbi qytetaret, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe te jashtme, te cilat kryhen per përfitime politike. Ne deklarate i behet thirrje subjekteve politike dhe individëve te caktuar, te cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime te tilla te ulëta, qe te braktisin aktet e paligjshme dhe t’i kontribuojnë proceseve demokratike dhe rrugës Euroatlantike te Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë