E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbyset zetori në Kuçovë, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës.

Një 55-vjeçar, duke drejtuar zetorin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë