E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmbyset makina, pesë të plagosur në Korçë

 

Pesë persona mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ata ishin pjesëtarë të familjes Tata nga Cërriku, që po udhëtonte drejt Greqisë. Policia bëri të ditur se makina doli nga rruga në afërsi të fshatit Zvezdë. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë. Automjeti përfundoi në një kanal me ujë, por fatmirësisht të lënduarit kanë marrë në kohë ndihmën e parë, duke u dërguar në spitalin e Korçës. Nga të lënduarit, vetëm Bardhyl Tata ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë