E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbyset makina në Librazhd, shoferi me shpejtësi tentoi të parakalonte

Librazhd–  Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ” Kthesat e Dragostunjës ” , 3 km larg qytetit të Librazhdit.

Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmysur në rrugë.

Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar.

Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeve në këtë aks të rrugës kombëtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë