E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmbyset makina në Elbasan, dy të plagosur

Një automjet ka dalë nga rruga ne aksin nacional Elbasan-Librazhd ne vendin e quajtur “Ura e Lizes”. Per pasoje kane mbetur te plagosur dy persona, fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Mjeti tip ford, pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një arë aty pranë duke u kthyer përmbys.

Te dy te lenduarit jane derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e Elbasanit pavaresisht se nuk kane marre plage te renda. Ende mbeten te paqarta shkaqet e daljes se mjetit nga rruga.

Policia ne vendngjarje nisi hetimet per kete rast.

Vazhdo të lexosh

Reklamë