E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përlotet gazetarja live, rrëfen historitë e dhimbshme të tragjedisë së Tetovës (VIDEO)

Gazetarja Evi Shkopi është emocionuar teksa ka treguar detaje prekëse nga tragjedia e Tetovës, ku spitali modular u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Në një lidhje direkte për emisionin Vizioni i Pasdites ajo u shpreh se u njoh me ngjarjen rreth orës 21:15, ndërsa shtoi se për identifikimin e trupave do duhet kohë e gjatë pasi janë dëmtuar shumë nga flakët.

Ajo ka rrëfyer dhe dy histori të dhimbshme, një djalë me aftësi të kufizuara i cili priste të dilte nga spitali, ndërroi jetë nga flakët. Gjithashtu edhe babai I tij ndërroi jetë.

 

Reklamë

“Gjithcka është shkrumbuar, materialet kanë qenë lehtësisht të djegshme, ka dyshime për cilësinë e tyre. Përveç dhimbjes, ka dhe një revoltë nga ana e qytetarëve. Disa nga dëshmitarët tregojnë se një natë më parë kanë dëgjuar britmat e personave. Veturat kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe kjo ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve”, u shpreh gazetarja.

 

 

Më shumë video

Reklamë