Subscribe

5 shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për sherrin masiv mes dy ortakeve të një pallati në zonën e ish parkut të autobuzave në Tiranë një ditë më parë.

Në mesin e të arrestuarve është shtetasi Sino Llanaj, biznesmen që sipas policisë se bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, dhe janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.

 

Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

 

 

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

  1. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

 

  1. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

 

Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

 

  1. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

 

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *