Përleshje mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite ndodhën prane xhamise se njohur Al-Aksa në Jeruzalem.

 

Sipas organizates “Gjysmëhëna e Kuqe” janë të paktën 90 të lënduar. Mes tyre edhe disa roje kantieri, të cilët dyshohet se janë goditur me plumba gome. Nga të plagosurit, 40 janë dërguar në spital dhe të paktën dy janë në gjendje të rëndë. Sipas burimeve palestineze, ka edhe dhjetëra persona të arrestuar. Tre agjentë izraelitë u raportuan gjithashtu të plagosur në përleshjet e dhunshme.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi dhunën.

 

Organizata islamike që drejton vendin tha se policia izraelite hyri në zonë menjëherë pas lutjeve të mëngjesit, kur mijëra besimtarë ishin në xhami. Izraeli tha se agjentët e tij hynë për të hequr gurët që ishin mbledhur në pritje të përleshjeve.

 

Tensioni është rritur javët e fundit pas një serie sulmesh vdekjeprurëse nga palestinezët që kanë vrarë 14 persona në Izrael.

 

Autoritetet në Jeruzalem kryen një valë arrestimesh dhe operacionesh ushtarake në Bregun Perëndimor, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë disa palestinezë.

 

Dhjetëra mijëra palestinezë zakonisht mblidhen në Al-Aksa për lutjet e xhumasë, të cilat janë të mbushura me njerëz veçanërisht gjatë periudhës kur muslimanët kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *