Politikë
Përleshje dhe grushte mes numëruesve dhe komisionerëve në Kavajë, ndërpritet numërimi

Ka ndodhur edhe incidenti i parë sot gjatë numërimit të votave. Bëhet fjalë për KZAZ nr 42 në Kavajë.
Nga të dhënat e para në vendngjarje bëhet me dije se procesi i numërimit është ndërprerë.
Reklamë
Komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e PS-së, PD-së dhe LSI-së janë përleshur me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk bëhen me dije.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo përleshje që ka tejkaluar edhe në dhunë fizike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




