Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i doli në mbrojtje presidentit Ilir Meta pas përplasjes së tij me policët në zyrat e FRD.

 

Për Shehin, kjo përleshje rrezikoi jetën e presidentit. Ai deklaroi në rrjetet sociale se këto sjellje të qeverisë vijnë pas vendimit të FRD për t’ju bashkuar koalicionit opozitar.

 

“Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit! Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshëm dhe tregues se demokracia është në rrezik. Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik. Skena të tilla dhune në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda. Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar. Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *