E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përleshet me grabitësit që i hynë në banesë, plagoset 48 vjeçari në Durrës

Një 48 vjeçar në Durrës është plagosur mbrëmjen e së martës pasi është përleshur me grabitësit të cilët kanë tentuar ti vjedhin shtëpinë.

 

Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur në fshatin Pjeshkë, Durrës, ku tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç.

 

Pronari ka arritur që të pikasë grabitësit dhe si pasojë e përleshjes me ta është plagosur me sende të forta në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë