Rikthehen aktet e dhunës se tifozëve ne France, ku po mbahen takimet e Euro 2016. Ne qytetin e Liles u shënuan përleshje te ashpra mes tyre dhe policisë, qe arrestoi 36 persona. 16 tifozë u dërguan ne spital pasi kishin marre plagë ne trup. Policisë iu desh te përdorte edhe gaz lotsjellës per te frenuar turmat e tifozëve, pjesa e madhe e te cilëve ishin angleze. Disa prej tyre qëlluan me shishe dhe hodhën fishekzjarre. Por britaniken nuk u mjaftuan me kaq, pasi ishin ata qe sulmuan edhe tifozët franceze, te cilët po festonin pas fitores me Shqipërinë. Ata kane shpërfillur paralajmërimin e UEFA-s per përjashtimin e Anglisë nga kampionati, nëse tifozët e saj do te shkaktonin serish probleme. Autoritetet franceze kishin rritur vigjilencën pas episodeve te dhunës te ndodhura ditën e shtune ne Marseje, ku u përfshinë edhe tifozë ruse. Si pasoje e tyre u rriten edhe tensionet ne nivelin diplomatik mes Francës dhe Rusisë. Ministri i Jashtëm rus Lavrov thirri ambasadorin francez ne Moske per arrestimin e tifozëve ruse ne Marseje.