Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Selami Jenisheri i ka befasuar të gjithë me deklaratën se ka qenë ai që e anëtarësoi Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 

Më tej, kreu i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, propozoi se duhet miratuar një ligj edhe për “detektivët privat”. Sipas tij, ata do të mundësonin arrestimin e personave të korruptuar.

 

“Presidenti dhe Parlamenti duhet të thoshte shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në OKB. Ky deputet, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar në këtë Parlament të vendoset ligji i detektivit privat. Po të jetë detektivi pjesë e legjislacionit tonë, atëherë le të vjedhin, le ta shkelin ligjin deputetët. Unë, një prej tyre e kam vendin në burg. Le të vjdhin dhe atëherë shikoni se çfarë drejtësie ka Shqipëria. Pa detektivin privat, harrojeni drejtësinë”, tha Jenisheri, duke shkaktuar të qeshura tek deputetët ne Kuvend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *