E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Përkujtohet heroi Adem Jashari/ Kurti dhe Osmani: Ai bëri histori

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur këteë të enjte një seancë të veçantë për 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se Adem Jashari ishte i destinuar të bënte histori.

 

ALBIN KURTI

Reklamë

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Në 3 ditë e 3 netë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. I lindur në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, e i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem Jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori….

 

Ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani vuri në dukje se familja Jashari u përball me regjimin serb, e cila synonte shfarosjen e popullit në Kosovë.

 

VJOSA OSMANI

 

KRYETARE E KUVENDIT TE KOSOVES

 

Sot përkujtojmë veprën heroike të Adem Jasharit. Sakrificën e tij për liri, për ta bërë edhe shtetin tonë. Ai u përball me një regjim serb që synonte shfarosjen tonë. U bë rezistencë shumë herët. Ai së bashku me familjen ishin mësuar të jetonin nën kërcënimin e vazhdueshëm. Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ia shpalosi botës pamjen e regjimit serb.

 

Të pranishëm në seancë ishin dhe përfaqësues nga familja Jashari. E si gjithmonë në manifestime të tilla deputetët nga lista serbe kanë munguar.

 

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari, familjes së tij, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, në Kosovë do të organizohen  manifestime treditore.

Më shumë video

Reklamë