
Përkujtohet 7 prilli në Durrës, homazhe të monumenti i Mujo Ulqinakut që ra në mbrojtje të vendit
Në Durrës u përkujtua 87-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare.
Autoritetet vendore, veteranë dhe familjarë të të rënëve zhvilluan homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ceremonia u mbajt vetëm me homazhe dhe pa fjalime.
Kjo ka sjellë pakënaqësi tek veteranët, të cilët më herët i ishin drejtuar Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe organizim për data të tilla të rëndësishme.
7 Prilli mbetet një moment reflektimi për sakrificat e së shkuarës. Mujo Ulqinaku ra heroikisht më 7 prill 1939 në mbrojtje të Durrësit, duke u kthyer në një nga simbolet e luftës për liri .




