Subscribe

Është përkujtuar këtë të hënë 576 vjetori I Beslidhjes së Lezhës.

Zyrtarë të shumtë si dhe personalitete të ndryshme zhvilluan homazhe pranë obeliskut kushtuar Beslidhjes, ku vendosën kurora me lule.

Por në këtë ditë historike, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj zgjodhi të ironizojë presidentin Meta, per tubimin e 2 marsit, duke theksuar se vendi nuk ka nevojë për një besëlidhje të re.

 

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Do të doja që sot në këtë ditë, që është unike dhe duhet të ngelet e tillë, e pakonkurueshme, të them që ne si shqiptarë nuk kemi nevojë besoj unë për Besëlidhje të reja!  Ajo që kemi nevoje ne është që të ruajmë Besëlidhjen e vjetër, sepse jo sa herë kemi hall duhet të bëjmë besëlidhje të reja, mbi parime të reja.”

 

 

Besëlidhja e Lezhës është një nga momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë, pasi për herë të parë të gjithë princat shqiptarë u bënë bashkë nën udhëheqjen e Skënderbeut, me qëllim mbrojtjen nga pushtuesit osman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *